Studentëve jashtë i “priten” fondet, Rama: Lekët do të shkojnë tek ekselentët në vend

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 17:54 | Politikë
Studentëve jashtë i “priten” fondet, Rama: Lekët do

Nga Universiteti Bujqësori Tiranës, ku ishte i pranishëm për prezantimin e një programi të ri doktoraturash, kryeministri Rama njoftoi se qeveria do të heqë fondin e ekselencës për studentët që studiojnë jashtë, ndërsa fondi do t’i kalojë studentëve të dalluar që studiojnë brenda vendit. 

 “Po përgatisim spostimin e një fondi të konsiderueshëm të ekselencës nga pagesat për ata që ikin jashtë dhe nuk kthehen më në Shqipëri pavarësisht marrëveshjes, tek burimet e brendshme, si dhe po strukturojmë një strategji të re që do të mbështesë këtu studentët me xixa.

Me ironi kreu i qeverisë foli dhe për diplomat pasuniversitare të të rinjve shqiptarë.

https://a2news.com/2022/01/28/rektori-i-ubt-e-falenderon-rama-si-kam-qejf-komplimentet-por-nga-dikush-qe-nuk-me-ka-votuar-kurre-i-pranoj/

 “Në këtë sallë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe pa asnjë kurrfarë statusi akademik. Jam një Bachelor i thjeshtë nga e kaluara ime, por Evisi e thotë që po të konvertohet me sistemin sot, i bie të kem bërë Master. Por nuk ka shqiptarë pa Master”

Nga Kamza, Edi Rama përsëriti zotimin se shumë shpejt studentët shqiptarë do të mund të marrin diploma të huaja duke studiuar brenda vendit, falë marrëveshjeve të qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos