Pjesëmarrje e ulët në votime në Tepelenë, më pak votues se në zgjedhjet e kaluara

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 08:42 | Aktualitet

Procesi i votimit për Bashkinë e Tepelenës ka nisur normalisht që në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm, por gazetari i A2 CNN Rigels Malile raporton se pjesëmarrja vijon të jetë e ulët.

“Qendrat kanë qenë gati edhe pse prania e qytetarëve është e ulët. Në të 22 qendrat e votimit nuk ka patur asnjë problematikë. Komisionerët janë paraqitur dhe gjithçka ka nisur normalisht”, tha gazetari i A2 CNN.

Mbi 12 qytetarë do të zgjedhin kryebashkiakun e ri të qytetit ku garojnë kandidati socialist Gramos Sako dhe kandidati i pavarur Gabriel Guma, i cili mbështetet nga opozita.

Gazetari i A2 CNN raporton për një rënie të numrit të votuesve në këtë bashki në krahasim me zgjedhjet e vitit 2023.

“Kemi rënie nga zgjedhjet e vitit 2023, rreth 62 persona me të drejtë vote. Nuk pritet fluks i madh për shkak të fushatës së zbehtë, por edhe kandidatëve që kanë zgjedhur të komunikojnë personalisht me qytetarët dhe jo me mitingje, por biseda në rrethe të ngushta duke diskutuar problematikat”, raportoi gazetari i A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos