“Këtu dihet kush fiton!” Qytetari i Vlorës skeptik për pjesëmarrjen në votime, kreu i KZAZ shpreson për numër të lartë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 09:00 | Aktualitet

“Këtu dihet kush fiton!” Qytetari i Vlorës skeptik

“Këtu dihet kush fiton”. Kështu është shprehur për mediat një qytetar i Vlorës pas votimit për kryebashkiakun e ri të këtij qyteti. Sipas tij, pjesëmarrja do të jetë e ulët, pasi të rinjtë nuk kanë interes për këto votime.

“Këtu dihet kush fiton, kështu që para partizanë. Pjesëmarrja duhet të jetë e ulët. Nuk është se janë të zhgënjyer po dihet se kush voton. Sa të ngrihen nga gjumi, sidomos këta të rinjtë”, u tha qytetari mediave, raporton A2 CNN.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn)

Ndërkohë  kryetari i KZAZ numër 86 në Vlorës shprehet se proces i ka nisur i qetë dhe shpreson pjesëmarrje të lartë të votuesve.

“Procesi nisi shumë qetë. Filluam me qytetarinë e parë. Me anëtarët në rregull nuk kemi asnjë paqartësi, të gjitha janë vulosur e firmosur nga e para. Të gjitha janë hapur në rregull, janë vënë ngjitëset, siglat. Shpresoj të kemi sa më shumë qytetarë dhe të jetë një kohë e mirë që vijnë qytetarët, që të mos ketë shira. Po të jetë kohë e mirë do kemi qytetarë. Ndikon koha dhe dëshirat”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos