Studimi: Pacientët që mposhtin koronavirusin, mund të vuajnë nga një dëmtim afatgjatë i zemrës

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 10:18 | Bota
Studimi: Pacientët që mposhtin koronavirusin, mund të vuajnë

Disa prej personave që e kanë mposhtur koronavirusin, ka të ngjarë të vuajnë nga një dëmtim afatgjatë i zemrës, njoftoi, të hënën, një ekip mjekësh.

Mjekët zbuluan se Covid-19 çrregullon mënyrën sesi mpikset gjakut dhe dëmton aftësinë e mushkërive për të përpunuar oksigjenin e freskët në gjak, shkruajnë ata në një përmbledhje për Kolegjin Amerikan të Kardiologjisë.

“Pacientët të cilët i janë nënshtruar ventilimit, janë më të rrezikuarit”, shkruan dr. Sean Pinney nga Shkolla e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai.

Mjekët vunë në dukje se rreth një e treta e pacientëve që kishin mposhtur virusin SARS në vitin 2003 dhe 2004, kishin vazhdimisht funksion anormal të mushkërive një vit pas sëmundjes. Covid-19 duket se e dëmton zemrën edhe më shumë.

Një studim i dytë vuri në dukje një lloj dëmtimi të zemrës të njohur si dëmtim i miokardit në rreth një të katërtën e pacientëve me koronavirus.

Një studim i tretë në të njëjtën revistë vuri në dukje se pacientët me yndyrë të tepërt trupore, sheqer të pakontrolluar në gjak, presion të lartë të gjakut dhe kolesterol të lartë përballen me rreziqe shumë më të larta të ndërlikimeve nga koronavirusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos