Shkencëtarët shpojnë akullin e Antarktikës dhe arrijnë në liqenin e pazbuluar: Gjejnë krijesa

Nga A2 CNN
27 Janar 2019, 12:43 | Teknologji

Krijesa që banojnë një liqen të mbuluar me akull, ujërat e të cilit nuk janë prekur asnjëherë nga njeriu.  Nuk është skenari i një filmi, por zbulimi i rëndësishëm i një grup shkencëtarësh që po bëjnë disa analiza në një zonë të humbur të  Antarktidës.

Poshtë një kilometri akulli, shkencëtaret e projektit SALSA (Subglacial Antarctic Lakes Scientific Access)  arritën përmes disa sondash në liqenin Mercer, i cili është zbuluar nga pajisjet vetëm në 2007-ën, por nuk ishte arritur kurrë më parë nga një sondë.

https://twitter.com/SalsaAntarctica/status/1087404464510824449
Momenti i shpimit të akullit sipër liqenit Mercier

Sipas revistës prestigjioze Nature, shkencëtarët mendonin të gjenin pas dhjetëra mijëra vitesh izolim vetëm disa mikrobe, por u habitën kur nga kamionët e analizuara pas shpimit gjetën mbetjet e disa krijesave shumë herë më të zhvilluara. Disa loje gaforresh, karkalecash dhe  një krijesë e quajtur tardigrad, që ka vërtetë pamjen e një gjallese “aliene”.

Tardigradi, një nga krijesat e gjetura në liqenin Mercer

Sesi ka mundësi që këto krijesa të kenë mbijetuar në një ambient aq të ftohtë dhe të izoluar mbetet një mister, dhe përbën fazën e dytë të misionit shkencor.

Deri 15 milionë vite më parë, Anktartida ishte një kontinent me klimë tropikale, e mbuluar nga pyje dhe e banuar nga kafshë të ndryshme, ndër to edhe dinozaurë. Më pas akujt filluan ta shkretojnë tërësisht, edhe pse ekziston një periudhë, nga 10mijë deri në 120 mijë vite më parë, që mendohet se akujt janë tërhequr duke krijuar liqene si ky i analizuar.   

https://vimeo.com/258528926

 Rezultatet e projektit SALSA do të qartësojnë dinamikat e tërheqje së akujve nga kontinenti i akullt, por edhe jetën e krijesave të mistershme të botës së akullt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos