Studimi: Vendet me lidere femra reaguan më shpejt ndaj pandemisë

Nga A2 CNN
18 Gusht 2020, 19:48 | Bota
Studimi: Vendet me lidere femra reaguan më shpejt ndaj pandemisë

Një studim nga universiteti i Liverpool tregon se vendet që drejtohen nga femrat kanë pasur një reagim më të mirë në luftën kundër Covid-19.

“Rezultati i kërkim tonë tregon fare qartë se lideret gra reaguan më shpejt dhe në mënyrë më decizive për të përballuar humbjet nga pandemia”, shprehet Supriya Garikipati, një nga autorët e studimit.

Zelanda e Re, e cila drejtohet nga kryeministrja Jacinda Ardern, ishte vendi i parë që regjistroi zero raste për shumë ditë pas lehtësimit të masave shtrënguese. Gjermania e kancelares Merkel, ishte vendi i parë që riktheu sportin elitar.

Studimi krahason vende me GDP, popullsi, urbanizim dhe faktorë të tjerë të ngjashëm për të bërë krahasimin se kush e ka përballuar më mirë pandeminë. Sipas studimit Zelanda e Re u izolua më herët nga Irlanda dhe pse kanë të njëjtën demografi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos