Studiuesit zbulojnë detaje nga vullkani, i mori jetën mbi 400 personave

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2018, 15:03 | Bota

Përmasat e shpërthimit të vullkanit indonezian që shkaktoi cunamin shkatërrues në ishujt Java e Sumatra të Indonezisë po bëhet më të qarta.

Studiuesit kanë analizuar imazhet satelitore të Anak Krakatau për llogaritjen e sasisë së shkëmbinjve dhe hirit që ra në det.

Sipas tyre, vullkani kishte humbur më shumë së dy të tretat e peshës dhe volumit të tij gjatë javës së kaluar.

Sipas përllogaritjeve, nga 150 deri në 170 milionë metër kub material ishte shkëputur, ndërsa ende në vend kanë mbetur 40 deri 70 milion metra kub. Shumica e masës mund të ketë rrëshqitur në det në një lëvizje të vetme.

Kjo do të shpjegonte zhvendosjen e ujit dhe krijimin e dallgëve deri në 5 metra lartësi që përmbytën ishujt indonezian.

Agjencia e menaxhimit të katastrofave në Indonezi tha se mbi 400 persona ishin konfirmuar të vdekur, ndërsa rreth 20 të tjerë vazhdojnë të jenë të humbur. Mbi 40 mijë vetë kanë mbetur të pastrehë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos