Stuhi dëbore në Gjermani, plagosen 28 persona

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2021, 14:17 | Bota

Stuhi dëbore dhe erëra të forta kanë përfshirë Gjermaninë veriperëndimore. Moti i keq bëri që trenat të ndalonin, ndërkohë që janë shkaktuar qindra aksidente rrugore.

Sipas policisë, numri i personave të plagosur ka arritur në 28 persona, duke përfshirë dy në gjendje të rëndë, në rrugët e akullta.

Autoritetet kanë njoftuar ndalimin e linjave mes Hamburgut dhe Hanoverit dhe mes Berlinit dhe perëndimit të vendit, për shkak të borës në shina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos