Tërmeti me magnitudë 6.3 godet Jugun e Filipineve

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2021, 08:23 | Bota
Tërmeti me magnitudë 6.3 godet Jugun e Filipineve

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 ballë ka goditur provincën jugore të Davao del Sur në Filipine këtë të diel, duke shkaktuar dëmtimeve, ndërsa priten edhe lëkundje të tjera, deklaroi agjencia e sizmologjisë së vendit.

Tërmeti fillimisht u regjistrua me magnitudë 6 ballë në një thellësi prej 10 km, tha më herët Qendra Gjermane e Kërkimeve GFZ për Gjeoshkencat.

Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë së Filipineve (Philvolcs) tha se tërmeti u regjistrua në  thellësinë 15 km, duke shtuar se ishte tektonik.

Vendi i Azisë Juglindore është në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, gjeologjikisht aktiv dhe përjeton tërmete të shpeshta, veçanërisht në jug. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos