Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 102 të tjerë u lënduan si pasojë e një stuhie të fuqishme që goditi pjesën lindore të Kinës mbrëmjen e së premtes.
Sipas autoriteteve, pjesa më e madhe e viktimave u shënuan pranë lumit Jance dhe u goditën nga pemët dhe shtyllat e tensionit që era e fortë rrëzoi.
Bilanci i viktimave pritet të rëndohet, pasi raportohet se një varkë me 11 peshkatarë është mbytur dhe deri në këto momente vetëm 2 prej tyre janë shpëtuar, ndërkohë që nuk dihet fati i 9 të tjerëve.
Dhjetëra video amatore janë postuar në rrjetet sociale ku tregohet sesi era e fortë shkatërron çatitë e qindra banesave. (A2 Televizion)