Stuhia “Pabuk” godet Tajlandën, më e fortë në 30 vjet

Nga A2 CNN
4 Janar 2019, 14:28 | Bota

Tajlanda jugore po përballet me një prej stuhive më të forta në 30 vjet. Stuhia tropikale “Pabuk” preku tokën në rajonin e Nakhon Si Thamarat në 12 e 45 të orës lokale duke sjellë erëra të forta dhe shi.

Tani pritet të zhvendoset më në jug, duke goditur resorte popullore turistike. Një peshkatar humbi jetën në rajonin e Patanit.

Mijëra njerëz janë larguar nga ishujt Koh Samui, Koh Tao dhe Koh Phangan. Turistët e bllokuar në Koh Samuiu bënë dëshmitarë të reshjeve të dendura, dallgëve të larta dhe ndërprerjes së energjisë.

Edhe pse stuhitë janë të zakonshme në Tajlandë këtë periudhë të vitit, “Pabuk” besohet të jetë më i rëndi në dekada që shënohet gjatë sezonit turistik.

Në të kaluarën, stuhitë tropikale kanë vrarë qindra njerëz, por autoritetet thonë se janë përgatitur të përballojë përmbytjet që do të shkaktohen si pasoje e vërshimeve. Stuhia e fundit më fortë ishte tajfuni “Gay”, i cili vra më shumë se 800 persona në 1989-n. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos