Hakerat publikojnë të dhënat personale të qindra politikanëve gjermanë

Nga A2 CNN
4 Janar 2019, 12:10 | Bota
Hakerat publikojnë të dhënat personale të qindra

Të dhënat personale të qindra politikanëve gjermanë, përfshirë kancelaren Angela Merkel, janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike e janë publikuar në internet.

Korrespondencat private, kontaktet dhe detaje të kartave të kreditit të personaliteteve nga çdo parti politike, përveçse të djathtës ekstreme, u publikuan në “Twitter”.

Janë hakuar gjithashtu të dhëna të yjeve të ekranit e gazetarëve. Zyra Federale për Sigurinë Informative po heton sulmin dhe tha se agjencitë qeveritare nuk ishin prekur prej tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos