Aksident horror në Florida, 7 të vdekur dhe 8 të plagosur

Nga A2 CNN
4 Janar 2019, 09:18 | Bota

Të paktën 7 persona mbetën të vdekur, ndërsa 8 të tjerë u plagosën si pasojë një aksidenti të tmerrshëm të ndodhur në një autostradë në Florida.

Në aksident u përfshinë katër automjete, mes të cilave dy kamionë dhe dy automjete pasagjerësh. Menjëherë pas përplasjes së fuqishme automjetet u përfshinë nga flakë të mëdha.

Raportohet se një prej automjeteve të përfshirë në këtë aksident të tmerrshëm ishte një furgon pasagjerësh nga ku ishin edhe pjesa më e madhe e viktimave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos