
Stuhia polare që preku kontinentin e Amerikës së Veriut po zbutet, por skenat e kaosit kanë mbetur pas. Mijëra udhëtarë kanë ngecur në aeroportet përreth Shteteve të Bashkuara për shkak të fluturimeve të anuluara apo shtyrjeve të vazhdueshme.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 4900 fluturime janë anuluar dhe mbi 4400 të tjera u shtynë. Kaosi detyroi mijëra udhëtarë të rraskapitur që të “jetojnë” për shumë orë në terminale, teksa prisnin për një zgjidhje. Vala e anulimeve preku kryesisht kompaninë Southwest, me Departamentin Amerikan të Transportit që e kritikoi për mungesën e theksuar të shërbimit të duhur ndaj klientit.
Ndërkohë, për ditë me radhë kontinenti i Amerikës së Veriut u përball me dimrin më të acartë të këtij shekulli, që u mori jetën mbi 60 personave. (A2 Televizion)