Sulka: Minimumi jetik duhet bërë debat politik

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 21:20 | Ekonomi
Sulka: Minimumi jetik duhet bërë debat politik

Kastriot Sulka, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike dhe Sociale, deklaroi për “A2 Business” se “është e domosdoshme që në Shqipëri të bëhet debat politik minimumi jetik dhe politikanët ta pranojnë atë”.

“Duhet të kalojë në Parlament, për ta bërë një proces detyrues për politikën dhe vendimmarrësit përkatës. Në mënyrë që këto raporte të mos kalojnë pa ndikim në mirëqënien tonë. Ne llogarisim minimumin jetik, që shtohet kohë pas kohe, por ndihma ekonomike nuk lëviz”, u shpreh Sulka.

Në lidhje me ndihmën e qeverisë gjatë kohës së pandemisë, Sulka tha: “Personat me aftësi të kufizuar nuk u ndihmuan fare gjatë pandemisë. Ata edhe aksesin e kanë pasur më të vështirë për të marrë paketat e dikurshme që merrnin, lëre pastaj edhe shtesat.
Dua të theksoj që problemet e mirëqënies sociale nuk i nënvlerësojmë dot: ose do t’i marrim në konsideratë, ose njerëzit do të vazhdojnë të ikin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos