
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së hënës në Rusi, ku një person i armatosur ka hyrë në një kopsht fëmijësh duke hapur zjarr ndaj personave të pranishëm, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë.
Ngjarja ndodhi në një kopsht në Ulyanovsk ku për pasojë humbën jetën nga të shtënat dy fëmijë të mitur dhe një edukatore.
Sipas raportimeve, autori pasi kreu këtë krim kaq të rëndë u vetëvra me armën e tij.
Arsyet e këtij sulmi janë ende të paqarta, ndërkohë që po hetohet dhe pista e terrorizmit. (A2 Televizion)