All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Sulm më bombë në një xhami të Kabulit, vriten 12 persona, mes tyre imami

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 12:28 | Bota
Sulm më bombë në një xhami të Kabulit, vriten 12
All - Paragraf - 1

Një shpërthim brenda një xhamie në një lagje në veri të Kabulit, ka shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e mbi dhjetëra të tjerëve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kabulit, i cili tha se eksplozivët ishin vendosur brenda xhamisë, ndërsa bomba shpërtheu gjatë lutjeve të së premtes.

All - Paragraf - 3

Zëdhënësi i Policisë afgane, Ferdaws Faramarz, tha se imami i xhamisë ishte mes të vdekurve.

Bomba shpërtheu ndërsa lutjet kishin filluar. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por nga hetimet fillestare të policisë dyshohet se imami mund të ketë qenë shënjestra, tha zëdhënësi i Policisë.

Shpërthimi vjen ndërsa Talebanët dhe qeveria afgane njoftuan një armëpushim tri-ditor pas muajit të agjërimit të Ramazanit, për festivalin Islamik Eid-al-Fitr. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos