Sulm me dron në Jemen, vriten 30 ushtarë

Nga A2 CNN
29 Gusht 2021, 21:05 | Bota
Sulm me dron në Jemen, vriten 30 ushtarë

Të paktën 30 luftëtarë pro qeverisë u vranë si pasojë e një sulmi në një bazë ushtarake në jug të Jemenit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se baza e al-Anad u sulmua për disa minuta me raketa dhe me dronë.

Zëdhënës i qeverisë fajësoi forcat rebele houthi për këtë sulm të përgjakshëm, por ende nuk ka një përgjigje nga ana e tyre në lidhje me autorësinë.

Prej të paktën 6 vitesh, Jemeni është përfshirë në një konflikt që përshkallëzohet nga dita në ditë me rebelët houthi, që kur këta të fundit morën kontrollin e disa rajoneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos