Një person është vrarë në Londër nga policia pas një incidenti, i dyshuar të ketë lidhje me terrorizmin, ku disa qytetarë janë qëlluar me thikë.
Dëshmitarët kanë thënë në rrjetet sociale se kanë dëgjuar të paktën 3 të shtëna me armë zjarri, pas orës 14:00, me atë lokale, dhe më pas disa ambulanca kanë shkuar në vendngjarje.
“Diçka po ndodh në rrugën “Streatham”. Rruga është mbyllur, ndërsa kanë zbarkuar policë të armatosur”, ka shkruar një dëshmitar. (A2 Televizion)