
Kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas njoftoi se ka vendosur të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas planit për paqe të prezantuar pak ditë më parë nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
Në një deklaratë për shtyp, Abbas tha se propozimi i administratës Trump për paqen në Lindjen e Mesme është në shkelje e marrëveshjeve të arritura nga Izraeli dhe palestinezët më 1993.
Abbas shtoi se nuk do të ketë raporte me SHBA dhe Izraelin përfshirë edhe ato të sigurisë. “Unë kurrë nuk do ta pranoj këtë zgjidhje. Unë nuk do ta vendos në historinë time se kam shitur Jerusalemin”, tha ai.
Plani për paqen në Lindjen e Mesme u kundërshtua nga shumë vende në këtë rajon, por edhe të tjera Perëndimore. Së fundmi dhe Liga Arabe deklaroi se nuk do ta ndihmonte SHBA në implementim dhe zbatimin e saj. (A2 Televizion)