
Sali Berisha i ftuar në një tryezë ku të pranishëm ishin deputetë suedezë, të partisë simotër të PD, Moderaterna, ka vendosur theksin tek rëndësia që PD i ka dhënë votës, teksa akuzoi socialistët për heqjen e votës brenda llojit të tyre.
Kryetari i PD u shpreh se demokratët e kanë vetë në dorë fitoren e zgjedhjeve vendore te 2023 dhe risolli në vëmendje rikthimin e së djathtës në pushtet në shumë vende të Europës.
“Sot PS-ja nuk voton më për asnjë të zgjedhur të saj. Më së fundi Edi Rama hoqi votën për kryetarët e degëve të PS dhe riktheu modelin tipik të Enver Hoxhës.
Besoj se ne së bashkua vendosëm një standard të ri këtë vit. Vendosëm një standard duke votuar. Ne kemi votuar këtë vit sa asnjë parti tjetër dhe më shumë se kurdoherë në historinë tonë. Dhe kemi bërë mirë.
Ne vendosëm primaret për zgjedhjen e qeveritarëve vendore. Në standardet më të mira ata do të zgjidhen nga anëtarët dhe mbështetësit tanë.
Ne kemi një unë jo ë lehtë për të bërë drejt fitores, por në fitoren e kemi në dorë vetë. Në raste se ne vazhdojmë serinë e ndryshimeve pozitive, që prej shoqëria shqiptare nga ne, ne kemi të gjithë trashëgiminë, kemi të gjithë programin për të ardhmen, për tu dhënë përgjigjen më të mirë sfidave që na presin”, tha mes të tjerash Berisha. (A2 Televizion)