Rritja e çmimit të naftës, Vasili: Qytetarët të reagojnë, vendi qeveriset nga një bandë mafioze

Nga A2 CNN
8 Tetor 2022, 14:15 | Politikë
Rritja e çmimit të naftës, Vasili: Qytetarët të

Partia e Lirisë i bën thirrje qeverisë që të ulë taksat dhe të lehtësojë qytetarët nga kriza e ekonomike. Ndërsa denoncoi rritjen rekord të çmimit të naftës, deputeti Petrit Vasili vlerëson reagimin e qytetarëve si të vetmen zgjidhje.

“Partia e Lirisë që 7 muaj më parë, që në fillimet e krizës ka propozuar projektligjin për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit dhe mazhoranca rilindase me urdhër të Edi Ramës ka bllokuar totalisht shqyrtimin e tij.

Bllokimi, lidhet vetëm me mos prekjen e fitimeve të oligarkëve të naftës, gjithashtu qeveria vazhdon të mbushë arkën për ta paguar inceneratorët, tenderat korruptivë me 99% të çmimit, për ta paguar turpe të tilla si instalacioni i Edi Ramës në kryeministri, për të paguar miliona për propagandë në media, e për të financuar rrugët e florinjta.

Qytetarët duhet ta kenë shumë të qartë se qeveria vetëm i vjedh pa mëshirë sepse I ka të gjitha mundësitë për ta ulur çmimin e naftës.

Reagimi qytetar është e vetmja zgjidhje përballë kësaj vjedhjeje që nuk ndalet për të vënë në vend të drejtat e qytetarëve të cilët kanë të gjithë të drejtën kushtetuese të mbështeten dhe jo të vazhdojnë të zhvaten nga qeveria e tyre. Reagimi qytetar është e vetmja përgjigje ndaj mafioze që grabisin në mënyrë të pacipë dhe që po rrëojnë  jo vetëm ekonominë familjarëve të qytetarëve por edhe të gjithë ekonominë e vendit.  Është shumë e qartë që reagimi qytetar mund të shpëtojë vendin nga kolapsi dhe gremina ekonomike që po ndodh sepse rritja çmimeve ka ulur dukshëm konsumin dhe ka sjellë dhe po sjell edhe falimentimin në mase të biznesit të vogël dhe të mesëm.

Reagimi qytetar është e vetmja mundësi që qytetarët të punojnë për familjet e tyre dhe jo të ardhurat e tyre të majmin oligarkët klientë të rilindjes të cilët janë të vetmit që po përfitojnë në sajë të qeverisë spekulante që qeveris vendin.

Ndaj koha nuk pret, e duhet reaguar sa më parë për të ndalur përfundimisht shkatërrimin e vendit, shpopullimin e tij dhe zhbërjen e Shqipërisë”, tha Vasili. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos