
Pavarësisht deklaratave të Pentagonit se nga sulmi i 16 predhave në bazën amerikane në Irak nuk ka pasur as viktima dhe as të lënduar, një raport i fundit konfirmon se 11 ushtarakë janë shtruar në spital për trajtim mjekësor.
Lajmin e bënë të ditur fillimisht disa faqe online që raportuan për të shtruar në Gjermani dhe Kuvajt dhe u konfirmua më pas nga një zyrtar i Pentagonit që tha se oficerët shfaqën probleme shook-u pas sulmit.
I pyetur se përse u mbajt i fshehtë një bilanc i tillë, ai u mjaftua me faktin se ky ishte vendimi i komandantit në atë moment dhe kjo procedurë u ndoq.
Sulmet iraniane në Irak ndodhën natën e 8 janarit pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani nga dronët amerikanë. (A2 Televizion)