Meta: I hapet rruga çeljes së negociatave për vendin tonë

Nga A2 CNN
16 Korrik 2022, 15:30 | Politikë
Meta: I hapet rruga çeljes së negociatave për vendin tonë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se ky vendim i hap rrugë çeljes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

https://a2news.com/2022/07/16/maqedonia-e-veriut-pro-propozimit-francez-qeveria-siguroi-68-vota-opozita-bojkotoi-votimin/

“Përshëndes votimin pro-formulës Macron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona. Përgëzoj faktorin politik shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike. Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse”, shkruan Meta në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/16/rama-negociatat-per-anetaresimin-e-shqiperise-ne-be-skane-me-asnje-pengese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos