Sulmi kibernetik ndaj vendit tonë, Blinken telefonon Edi Ramën

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 09:42 | Aktualitet
Sulmi kibernetik ndaj vendit tonë, Blinken telefonon Edi Ramën

Ambasada Amerikane në Shqipëri njoftoi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka telefonuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me sulmet kibernetike të ditëve të fundit.

“Sekretari i Shtetit, Antony J. Blinken, foli dje me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”, lexohet në postimin e Ambasadës Amerikane. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/12/dash-denon-sulmin-kibernetik-te-iranit-ndaj-shqiperise-do-tu-mbeshtesim-per-te-forcuar-mbrojtjen-kibernetike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos