
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për sulmin terrorist në një Sinagogë në Jerusalem, që ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
“Të shokuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në një Sinagogë të Jerusalemit. Fakti që ky sulm ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaust-it e shton akoma edhe më shumë neverinë që ndjejmë ndaj akteve të tilla kriminale. Lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe për të lënduarit e këtij sulmi”, shkruan Ministria Shqiptare.
Shtatë persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën pas një sulmi me armë zjarri në një që ndodhi në një sinagogë gjatë lutjeve Shabbat në Jerusalem. (A2 Televizion)