Sulmohen me armë 3 britanikë në Prishtinë, plagoset një prej tyre

Nga A2 CNN
24 Gusht 2023, 10:48 | Kosova
Sulmohen me armë 3 britanikë në Prishtinë, plagoset një

Tre persona me shtetësi britanike kanë qenë objektiv i një sulmi me armë në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave nga policia e Kosovës, 3 britanikët janë qëlluar me armë nga një makinë në rrugën “Rrafshi i Kosovës”, teksa një prej tyre ka mbetur i lënduar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka sekuestruar gëzhojat dhe armën nga kanë ardhur të shtënat, ndërkohë që autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, teksa policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe mund të ndihmojnë për zbardhjen e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos