
Të paktën 8 persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi kamikaz në një bazë ushtarake në kryeqytetin somalez të Mogadishut.
Sipas dëshmitarëve, një kamikaz përplasi makinën e mbushur me lëndë eksplozive me dyert e bazës ushtarake që ndodhet pranë stadiumit të qytetit. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe u dëgjua dhe në periferi të kryeqytetit.
Ngjarja u mor përsipër nga militantët e Al Shabab, të cilët organizojnë herë pas here sulme të ngjashme kundër forcave të sigurisë dhe zyrtarëve të lartë. (A2 Televizion)