Sulmohet policia e Kosovës në veri, 5 efektivë të lënduar

Nga A2 CNN
17 Korrik 2022, 14:04 | Kosova
Sulmohet policia e Kosovës në veri, 5 efektivë të

Një tjetër incident është regjistruar me policinë e Kosovës në veri të vendit.

Ngjarja ka ndodhur teksa efektivët e policisë i bënë thirrje një kamioni të ndalonte në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, pasi dyshohej se transportonte mallra kontrabandë.

Menjëherë në drejtim të kamionit kanë shkuar disa automjete të civilëve të zonës që tentuan të pengonin policinë të kryente detyrën e saj.

Më pas drejtuesi i kamionit, shtoi shpejtësinë dhe çau postbllokun e sajuar me makina policie, duke lënduar 5 efektivë.

“Duke parë rrezikun e lartë për jetën e zyrtarëve policorë si dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprimet e domosdoshme dhe proporcionale me qëllim të ndalimit të rrezikut duke përdorur armën zyrtare. Pas të gjitha veprimeve ligjore zyrtarët policorë, në fshatin Llazhinë kanë arritur të ndalin kamionin dhe me këtë rast kanë arrestuar drejtuesin, personin e dyshuar A.D”, shkruhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos