
Spektatorët po shijonin skenën kulmore të një spektakli të tipit musical, me temë nga Egjipti i lashtë. Një event i veçantë për kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ku vetëm kohët e fundit dhe në vende të përcaktuara lejohen spektakle ku gratë janë pjesërisht të zbuluara.
Por risia nuk i ka pëlqyer një 33-vjeçari ekstremist, që ka organizuar një sulm në skenë ndaj aktorëve.
I armatosur me thikë, sauditi fillojë të godasë aktorët, duke plagosur 2 burra dhe një grua, ndoshta objektivi i vërtetë i sulmit.
Trupa teatrale ishte e huaj, nga Holanda, dhe po zhvillonte shfaqen në parkun e lojërave King Abdullah, i frekuentuar më së shumti nga turistë , ku zhvillohej një festival.
Personi u arrestua, ndërkohë që gjendja e tre personave mbetet e qëndrueshme. (A2 Televizion)