
Një super Harry Kane ka rihapur sërish garën për titullin kampion në Premier League për këtë sezon.
Manchester City ka humbur 2-3 në shtëpi përballë Tottenham, në një ndeshje që u bë gjithnjë e më emocionuese në minutat shtesë të takimit.
“Gjelat” kaluan të parët në avantazh në minutën e katërt me blerjen e re Dejan Kulusevski, vendasit u kundërpërgjigjën me Gundogan në të 33-ën.
Djemtë e Conte shënuan sërish me Harry Kane në minutën e 59, i cili tregoi një klas të jashtëzakonshëm në këtë ndeshje. City u përpoq të sulmonte, por u tregua i paqartë para portës.
Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit VAR shikon një prekje me dorë brenda zonës në minutën e 91 që u shndërrua në gol nga Mahrez. Por nuk ka përfunduar, Tottenham ka ende për të treguar dhe në minutën e 95 Kane kthen bukur me kokë një kros nga e djathta për të vulosur rezultatin në 2-3.
Pas kësaj humbje, City vijon të jetë i shkëputur 6 pikë nga Liverpool, i cili ka një ndeshje më pak. (A2 Televizion)