
Në datën 5 dhe 6 tetor do të zhvillohet dhe Superkupa mes 4 skuadrave, dy shqiptare dhe dy kosovare. Një trofe që do të jepet për herë të parë këtë sezon me dy federatat që kanë vendosur një kupë të përbashkët mes dy vendeve.
Fituesi i Kupës dhe fituesi i Kampionatit do të luajnë më njëra-tjetrën në gjysmëfinale për t’u kualifikuar më pas në finalen e madhe.
Megjithatë ende pa nisur mirë ky turne, është tërhequr skuadra e Teutës. Kampionët e Shqipërisë me anë një komunikate zyrtare treguan se nuk do të marrin pjesë në Kupën e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Durrsakët theksojnë se për shkak të problemeve shëndetësore të disa lojtarëve kërkojnë të tërhiqen dhe të mos udhëtojnë në Kosovë.
Përballja tjetër gjysmëfinale do të jetë ajo midis kampionëve të Kosovës dhe fituesve të Kupës së Kosovës, Trepça.
Ekipi i Tiranës do të jetë direkt në finalen e Superkupës mbarëkombëtare. Gjysmëfinalja do të luhet në 5 tetor në Mitrovicë ndërsa një ditë më vonë do të luhet në 6 tetor. (A2 Televizion)