Surpriza në Ligën e Kombeve, dështojnë Spanja dhe Gjermania

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 22:37 | Futboll
Surpriza në Ligën e Kombeve, dështojnë Spanja dhe Gjermania

Ka qenë një mbrëmje surprizash kjo e së martës në Ligën e Kombeve ku dy ekipet elitare të futbollit botërore Spanja dhe Gjermania kanë dështuar në ndeshjet e radhës.

Spanja humbi në Ukrainë me rezultatin 1-0 edhe pse e kontrolloi totalisht ndeshjen. Vendasit kaluan në avantazh në pjesën e dytë të takimit me Tsygankov, ndërsa “La Roja” prej disa ndeshjesh po tregon se ka mungesa në sulm dhe se i riu Fati nuk mundet të mbajë peshën e ekipit.

Gjermania nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 përballë Zvicrës në një ndeshje spektakolare që u mbyll pa fitues. Ky barazim nuk i shkon për shtat asnjë prej ekipeve të cilët renditen poshtë Spanjës së vendit të parë në grup.

Ndërkohë që kjo ndeshje ishte jubilare për Toni Kroos i cili shënoi 100 ndeshje me fanelën e Pancerave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos