
Jorida Tabaku, nënkryetare e Partisë Demokratike, ka reaguar në Facebook në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve.
Tabaku ka publikuar një grafik me taksat që paguajnë shqiptarët për një litër naftë, si dhe koston me të cilën ky produkt vjen në Shqipëri.
“Veç 61 lekë është kosto reale me të cilën vjen nga tregjet ndërkombëtare e një litri naftë përpara se taksat ta shndërrojnë në 199 lekë/litër”, shkruan Tabaku. (A2 Televizion)