Tabaku takohet me kreun e SPAK për inceneratorët: Kjo aferë do të shkojë deri në fund

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 09:41 | Politikë
Tabaku takohet me kreun e SPAK për inceneratorët: Kjo aferë do

Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit Hetimor për inceneratorët, ka takuar, mëngjesin e së hënës, kreun e SPAK, Arben Kraja.

Pas takimit, Tabaku u shpreh se e kishte kërkuar ajo takimin për t’i shkuar deri në fund aferës së inceneratorëve.

“Takimi ishte për t’i shkuar kësaj çështjeje deri në fund, për t’i vendosur njëkohësisht në dispozicion të gjithë informacionin dhe dokumentet që komisioni do të ketë, njëkohësisht edhe raportin përfundimtar, për t’i siguruar që puna e komisionit hetimor, është në mbështetje të SPAK dhe për të nxitur SPAK dhe në asnjë rast në mbivendosje. Ne do të hetojmë këdo që ka përgjegjësi ligjore dhe administratore në këtë proces. Të tjerat do të duhet t’i luajë SPAK-u.

Ju siguroj që deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje, nuk ka asnjë cenim të kompetencave tona”, tha Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos