Pasaportat dhe kartat e identitetit, pas skadimit të koncesionit, krijohet kompania shtetërore

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 16:22 | Politikë
Pasaportat dhe kartat e identitetit, pas skadimit të koncesionit, krijohet

Pasaportat dhe kartat e identitetit do t’i kalojnë sërish shtetit, pas përfundimit të koncesionit të ALEAT. Qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e një kompanie publike që do të menaxhojë prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike.

Shoqëria do të jetë në pronësi të Ministrisë së Brendshme dhe do të ketë një kapital fillestar prej 20 milionë lekësh, apo rreth 172 mijë eurosh. Shteti do të trashëgojë nga ALEAT të gjitha pasuritë e saj në 109 pika në të gjithë vendin, së bashku me punonjësit dhe programet kompjuterike.

Koncesioni i akorduar në vitin 2008 skadon këtë vit pas 15 vitesh operim, ndërsa ka qenë një nga më fitimprurësit në vendin tonë, duke arkëtuar rreth 400 milionë euro gjatë këtyre viteve.  Vetëm për vitin e kaluar, ALEAT realizoi një fitim prej 2.6 miliardë lekësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos