Inceneratori i Elbasanit, Gjykata e Posaçme vendos më 21 shkurt për dosjen

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 16:50 | Politikë
Inceneratori i Elbasanit, Gjykata e Posaçme vendos më 21 shkurt

Gjykata e Posaçme do të shpallë në 21 shkurt ora 12:00 vendimin nëse do të kalojë për gjykim, pushojë apo kthejë në SPAK dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Në seancën paraprake të zhvilluar këtë të martë prokurorët e SPAK kanë kërkuar kalimin në gjykim të çështjes, ku janë të pandehur edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS, Alqi Bllako.

Përmes avokatëve të tyre, Koka dhe Bllako kanë kundërshtuar akuzat e ngritura nga SPAK dhe kanë kërkuar pushimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos