Tajfuni Hinnamnor, anulohen mbi 100 fluturime për shkak të erërave të forta

Nga A2 CNN
6 Shtator 2022, 09:02 | Bota

Mbi 100 fluturime janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar për shkak të erërave të forta dhe shirave të rrëmbyer, me tajfunin Hinnamnor që ka goditur jugperëndimin e Japonisë.

124 fluturime u anuluan brenda disa orëve duke shkaktuar radhë e kaos në aeroportet e vendit.

Tajfuni pritet të sjellë edhe më shumë shi, teksa po zhvendoset drejt veriut të vendit dhe pritet që brenda kësaj të marte, të kalojë nga tajfun në një ciklon ekstra-tropikal.

Zyrtarët shtetërorë vazhdojnë thirrjet për qytetarët që të jenë vigjilentë e të kujdesshëm, sidomos nga erërat e forta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos