Një karusel ka rënë nga lartësia, duke shkaktuar plagosjen e 15 personave. Ngjarja ka ndodhur në Punjab të Indisë, ditën e dielë, dhe është regjistruar nga të pranishmit.
Në video shihet momenti kur platform bie me shpejtësi nga 15 metra lartësi, ndërkohë që dëgjohen ulërimat e personave që panë se si të afërmit e tyre u përplasën dhunshëm në tokë.
Nga të plagosurit, 5 përfunduan në spital. (A2 Televizion)