Tajfuni “Phanfone” sjell shkatërrim në Filipine

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 22:31 | Bota

Tajfuni “Phanfone”, i njohur ndryshe si Ursula goditi mëngjesin e së mërkurës Filipinet duke shkaktuar dëme të mëdha sidomos në zonat bregdetare.

Dhjetëra qindra persona u evakuuan, ndërsa u pezulluan fluturimet në aeroporte dhe transporti hekurudhor. Shumë njerëz të tjerë u strehuan në qendrat e ngritura nga qeveria për situata të tilla.

Raportohet se dëmet nga tajfuni janë shumë të mëdha dhe qindra familje kanë mbetur pa strehë pasi banesat e tyre janë shkatërruar totalisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos