Takim Kurti-Vuçiç, Stano: Të gatshëm ta mundësojmë, por duhen krijuar kushtet

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 16:45 | Kosova
Takim Kurti-Vuçiç, Stano: Të gatshëm ta

Bashkimi Evropian është i gatshëm të organizojë një takim të nivelit të lartë, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiç, por sipas bllokut,  për diçka të tillë duhen krijuar kushtet.

Këtë e tha zëdhënësi i Bashkimit Europian,  Peter Stano, i cili theksoi se gjeja më e rëndësishme tani, është që të zbuten tensionet dhe të ndërmerren hapa konkretë. 

“Natyrisht, ne jemi gjithmonë të gatshëm të jemi organizojmë një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, kur të ketë kushte, dhe kur të dy ata të pajtohen për diçka të tillë. Por, në këtë fazë, gjëja më e rëndësishme është që të ulen tensionet në terren dhe të ndërmerren hapa konkretë. Dhe pikërisht për këtë, ne e kemi të dërguarin e posaçëm të BE-së Mirosllav Lajçak. Pasi të qëndrojë në Prishtinë dhe Beograd, ai do të raportojë tek Përfaqësuesi i Lartë, Joseph Borrell e Përfaqësuesi i Lartë do t'i njoftojë vendet anëtare, për të vendosur mbi hapat e mëtejmë”, tha Stano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos