Tjetër incident në veri të Kosovës, serbët sulmojnë me gurë makinën e policisë

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 16:19 | Kosova
Tjetër incident në veri të Kosovës, serbët

Paqeruajtësit e NATO-s nisën heqjen e telave me gjemba që rrethonin godinën komunale në Zveçan, ku situata paraqitet më e qetë një javë pas përleshjeve të dhunshme mes trupave të KFOR dhe manifestueseve serbë.

30 paqeruajtës të NATO-s dhe 52 serbë mbetën të plagosur gjatë përplasjeve të dhunshme më 29 maj.

Trupat e KFOR vijojnë të ruajnë ndërtesën e komunës ku protestuesit mblidhen çdo ditë për të kundërshtuar kryetarët shqiptarë të komunave, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Edhe pse që prej së hënës së kaluar, manifestimet kanë qenë kryesisht paqësore nuk mungojnë incidentet sporadike.

Policia e Kosovës konfirmoi se një veturë policore është sulmuar me gurë gjatë patrullimit pranë objektit komunal të Zveçanit. Si pasojë e sulmit, u thye xhami i automjetit, por nuk raportohet për të lënduar. Policia bëri të ditur se ka nisur hetimet lidhur me rastin.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos