Takime pas raportit, ODIHR rikthehet në Tiranë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 09:50 | Politikë
Takime pas raportit, ODIHR rikthehet në Tiranë

Kryevëzhguesja e misionit që vëzhgoi zgjedhjet në Shqipëri, Audry Glover, mbërrin sot në Shqipëri me një delegacion që do të zhvillojë takime me të gjitha palët politike.

Takimi është programuar për të biseduar nga afër për gjetjet dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Ky është një takim i zakonshëm pas çdo procesi zgjedhor, por kësaj here në një kontekst të pazakontë, për shkak se vetë ODIHR i cilësoi zgjedhjet jo kuptimplota pasi shqiptarët nuk patën mundësi zgjedhjeje.

Ndërkohë, Reforma Zgjedhore dhe zgjedhjet e lira janë shndërruar në kusht kryesor për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos