Takimi i 27 shkurtit me Vuçiç, Kurti: Nuk flasim për asociacionin, por për propozimin e BE-së

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 13:25 | Kosova
Takimi i 27 shkurtit me Vuçiç, Kurti: Nuk flasim për

Në Bruksel po shkon me ide tepër të qarta për takimin e 27 shkurtit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se në tryezë përballë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, do të ulet për të diskutuar mbi bazë të propozimit europian. Pas këtij takimi të parë, pret që të mësojë dhe se si do të ecet përpara drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve.

“Nga dita e hënë kur zhvillohet takimi i radhës i takimit të lartë ne presim që edhe të ketë diskutime të mëtutjeshme edhe të ecim përpara mbi bazën e atij propozimi, mirëpo për gjërat e tjera nuk mund të flasim tani edhe për shkak se jo pak varet nga fasilituesit apo ndërmjetësit. Pas ditës së hënë do të mund të dimë më shumë se çka e kur”, u shpreh Kurti.

Sa i përket çështjet së Asociacionit, ka besim se ndërmjetësuesit nuk do ta bëjnë pjesë të bisedës.

“Janë pesë fjali të preambulës, janë 10 nene gjithsej dhe unë besoj që duhet t’i përmbahemi propozimit që kemi marrë e jo interesit të njërës palë.”

Më 27 shkurt, rikthehen takimet e nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht, do të ketë takime bilaterale mes përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Joseph Borrel, ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak me Kurtin dhe Vuçiç, ndërsa më pas do të ndodhë dhe takimi i liderëve.

Si Prishtina, ashtu edhe Beogradi, kanë pranuar propozimin europian si kornizë negociuese që i çon palët drejt një marrëveshje finale për normalizimin e raporteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos