Takimi Kurti-Vucic do të zhvillohet në mesin e qershorit

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 20:21 | Kosova
Takimi Kurti-Vucic do të zhvillohet në mesin e qershorit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pohuar se do të takohet me presidentin serb Alexander Vucic, brenda muajit qershor.

Lajmi vjen pas takimit në Prishtinë të Kurtit me zv/ndihmës sekretarin amerikan Andrew Palmer dhe përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Sipas burimeve , takimi do të ndodhë në mesin e muajit qershor, duke realizuar datën  e paralajmëruar nga Bashkimi Europian, që kishte caktuar datën 22 qershor për takimin që do të shënonte rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

https://a2news.com/2021/05/31/lajcak-dhe-palmer-ne-prishtine-takohen-me-osmanin-dhe-kurtin-per-rinisjen-e-dialogut/

“Bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e ri të dialogut është i mirëseardhur sepse është i domosdoshëm. Dialogu duhet të jetë i drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithmbarshme”, komentoi kryeministria. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/31/raportimi-nga-mediat-serbe-ultimatum-per-njohjen-e-kosoves-me-15-qershor/?fbclid=IwAR0Pxp5oTVYodcIjiHl0qnif5jMgi5yjEPa5xREpMQd-5LzcDpIo1CWXIOI

A2 CNN Livestream

Latest Videos