
Kosova ka regjistruar një tjetër ditë pa asnjë viktimë nga koronavirusi.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2007 mostra, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.
Pas bilancit të sotëm, numri total i rasteve pozitive është 107 410 dhe 2243 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 184 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 2201. (A2 Televizion)