Bisedimet me Serbinë, kryeparlamentari i Kosovës: Dialogu s’ka lidhje me vizat

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 10:22 | Kosova
Bisedimet me Serbinë, kryeparlamentari i Kosovës: Dialogu s’ka

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se kryeministri Albin Kurti, do ta përfaqësojë denjësisht vendin në takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ai u shpreh i bindur se shefi i qeverisë nuk bën kompromise në dëm të Kosovës, teksa tha se dialogu me Serbinë nuk ka lidhje me liberalizimin e vizave.

“Mendoj se qeveria e Kosovës dhe çdo përfaqësues i përgjegjshëm duhet të mbajë qëndrimin se liberalizimi i vizave s’ka lidhje me dialogun me Serbinë. Ky dialog mund të zgjasë me vite. Edhe ne kemi qef me u kry më shpejt, por është vështirë me ndodh kur Vuçiç mendon se duhet të marrë diçka në Kosovë. Me këto qëndrime dhe me këto ambicie të Serbisë, dialogu mund të zgjasë me vite.

Liberalizimi s’bon me u lidh me këtë proces, sepse qytetarët mbesin peng. Shihni paradoksin: më 2020, unë kam qenë në një samit, në të cilin vetë shteti i Serbisë është deklaruar se s’ka problem me liberalizimin. Nuk i takon Serbisë të përzihet në këtë proces, sepse është proces i Komisionit Evropian, mirëpo nëse doni me lidh procesin e vizave me Serbinë, ndodh që paradoksalisht, ju i jepni Serbinë në duar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Serbia bëhet kushtëzuese për vizat. Ky do të ishte gabim i pafalshëm. Mendoj se zyrtarët evropianë, edhe të Komisionit Evropian, e kanë gabim dhe nëse ekziston ky version, si qëndrim zyrtar i Komisionit Evropian, mendoj se do të ishte kthim mbrapa për Kosovën në liberalizimin e vizave.”, u shpreh Konjufca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos