Takimi ndërqeveritar në Gjakovë, Rama: Nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 22:14 | Politikë
Takimi ndërqeveritar në Gjakovë, Rama: Nuk mund të mbahet

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të takohen në Gjakovë, të paktën në formatin e zakonshëm të ndjekur deri më tani. 

“E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”, tha Rama.

Teksa pohoi se dera e Shqipërisë do të jetë e hapur për Kurtin edhe nëse mbyllet nga bashkësia euroatlantike, Rama paralajmëroi ditë të vështira për Kosovën: “Jemi në prag të vënies në zbatim të planeve për masa shtrënguese ndaj një shteti të krijuar nga ata që qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit”.

Kryeministri Rama foli me emra mbi refuzuesit e draft-dokumentit të Asociacionit të propozuar nga ai për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës: “Ka dy njerëz që janë të painteresuar për Asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë, jo janë bashkë që janë marrë vesh, por janë të interesuar që Asociacioni të mos krijohet dhe këta janë kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë”.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kishin planifikuar të zhvillonin mbledhjen e nëntë të përbashkët. Mbledhja në Gjakovë do të mbahej disa ditë pasi kryeministri Rama u dërgoi draft-dokumentin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe Kancelarit gjerman, Olaf Scholz. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/13/anulimi-i-mbledhjes-nderqeveritare-reagon-kosova-vendimi-i-njeanshem/

A2 CNN Livestream

Latest Videos