Takimi në Tiranë, Meta: Dyfishojmë pensionet, kemi dërguar ligjin në Kuvend

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 16:11 | Politikë
Takimi në Tiranë, Meta: Dyfishojmë pensionet, kemi dërguar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim me persona të moshës së tretë në kryeqytet. Në fjalën e tij, Meta tha se mbështetja për këtë shtresë do të jetë prioritet i partisë që ai drejton. Ai shtoi se dyfishimi i pensioneve është masë emergjente.

“Përse duhet që një pjesë e madhe prej jush në këtë moshë kur shëndeti është sfidë e madhe të mos gjeni në listën e barnave të rimbursueshme, barnat që ju keni nevojë të kuroheni dhe një pjesë prej jush sforcohen dhe i blejnë vetë. Një pjesë nuk ka mundësi të kurohet dhe shëndeti i tyre përkeqësohet. Shpreh solidaritetin e PL me të gjithë ju dhe në të gjithë vendin dhe siguroj që mbështetja për ju do të jetë prioriteti ynë. Në mandatin e parë të dyfishohen pensionet se kjo është domosdoshmëri se është përkeqësuar standardi i jetesës së pensionistëve në vend. Ne kemi çuar edhe një ligj në parlament për indeksimin e pagave çdo vit në raport me rritjen e ekonomike dhe inflacionin këtë do të bëjmë dhe me pensionet që t’i japim fund kësaj filozofie të zhvillimit ekonomik dhe qeverisjes së vendit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos