Takimi Vuçiç-Kurti, agjenda nis me takime të ndara, mbyllet me deklaratën e Borrell

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 09:53 | Kosova
Takimi Vuçiç-Kurti, agjenda nis me takime të ndara, mbyllet

Ndërkohë është zbardhur dhe agjenda e takimi që mbahet sot në Bruksel, nën ndërmjetësimin e BE. Takimi pritet të nisë sot në orën 15:00. Filllimisht, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell, dhe ndërmjetësuesi për dialogun Miroslav Lajçak do të takohen veçmas më kryeministrin Albin Kurti, ndërsa në orën 16:15, do të presin në takim presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Pas takimeve të ndara, rreth orës 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me të dy liderët. Takimet do të përmbyllen me një deklaratë të përbashkët nga Joseph Borrel.

Bashkimi Europian, por edhe SHBA e konsiderojnë këtë takim një mundësi unike për të avancuar dialogun mes palëve drejt marrëveshjes finale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos